LIGJI Nr. 35/2016 "PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERATË LIDHURA ME TO" Neni 77
Përdorimi i veprave të destinuara për personat me aftësi të kufizuara
1. Përdorimi i veprave me të drejtë autori do të lejohet për personat fizikë dhe juridikë, të miratuar nga institucioni shtetëror përkatës, që përfaqëson interesat e personave me aftësi të kufizuara, kur ata veprojnë pa qëllime përfitimi ekonomik, pa autorizimin e autorit të një vepre apo titullarit të së drejtës së autorit për këtë vepër dhe pa shpërblim, por duke treguar, kur është e mundur, burimin, duke përfshirë edhe emrin e autorit, për të përdorur një vepër të botuar në mënyrë të ligjshme ose të përcjelljes për publikun, sipas mënyrave të parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, me kushtin që vetëm personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundësinë për të përdorur dhe aksesuar këto vepra, në masën që dikton paaftësia specifike, me përjashtim të veprave të krijuara posaçërisht për këtë qëllim.
2. Për qëllimin e kufizimit të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, do të lejohet të riprodhohet, të botohet, të përshtatet dhe të përcillet për publikun, duke përfshirë edhe vënien në dispozicion të publikut të një vepre me anë të rrjeteve kompjuterike (internetit), me anë të një versioni audio ose në formë elektronike dhe me anë të një versioni në formën e të lexuarit dhe të shkruarit në relieve të veprës (Braille).
3. Përdorimi i veprave me të drejtë autori do të lejohet për nevojat e personave me dëmtime mendore dhe të leximit për të riprodhuar, botuar, përshtatur dhe për të përcjellë për publikun, duke përfshirë edhe vënien në dispozicion të publikut të një vepre me anë të rrjeteve kompjuterike (internetit), veprat e përshtatura posaçërisht për këta persona. Përshtatja e veprave për këta persona do të thotë një transformim gjuhësor i veprave në një mënyrë të tillë që t’i bëjë të kuptueshme për personat me dëmtime të tilla